Lajmi fundit! Kryeministri Rama shkarkon Arben Ahmetajn si zv/kryeministër. Vendin e zë






Kryeministri Edi Rama ka kerkuar shkarkimin e zevendeskryemisnistrit Arben Ahmetaj nga ky post si dhe nga ai i Ministrit te Shtetit per Rindertimin pas termetit.

Kreu i qeverise ka kerkuar qe ne postin e zevendeskryeministrit te emerohet Belinda Balluku.





“Tani qe prioriteti i Rindertimit ia le vendin prioritetit te Negociatave me BE,nderron profili i ministrit te Shtetit. Majlinda Dhuka,nje profil i larte teknik ne vend te profilit te larte diplomatik te ambasadorit Mazi, behet Kryenegociatore& Ministre Shteti prane kryeministrit. Energjia si sfida me kolosale e kesaj periudhe dhe infrastruktura si sfide e panderprere kombetare, jane bere sot edhe marredhenie intensive me qeveri e institucione nderkombetare. Koha qe roli i zv/kryeministrit te fokusohet ne keto fusha.





Belinda Balluku behet zv/kryeministre. Falenderoj Arben Ahmetajn per kontributin ne misionin tone te permbushur me nje sukses spektakolar per Rindertimin. Falenderoj Zef Mazin per kontributin ne arritjen e madhe historike te çeljes se negociatave; dy bashkepunetore te vlefshem ne nje rruge sfidash qe vazhdon“, shkruan Rama.