Paralajmërimi/ Ilir Meta “thyen heshtjen” për Sali Berishën: Tani jam President, por pasi të lë …






Presidenti Ilir Meta ka reaguar per shpalljen non-grata te ish-kryeministrit Sali Berisha nga Britania e Madhe. Ne nje interviste per RTK, Meta tha se nuk do te hyje ne kete çeshtje, persa kohe eshte President i Shqiperise.

Kreu i Shtetit deklaroi se per keto zhvillime do te flase pasi te dorezoje mandatin. Sipas tij, Berisha ka kontribute qe kane lene gjurme te thella ne Shqiperi.





“Nuk do te doja te hyja ne nje çeshtje te tille per arsye sepse jam ende President i Shqiperise dhe jam ne nje vizite zyrtare ne Kosove. Nga e hena ne vijim do jemi me te hapuyr per pyetje te tilla. Ajo qe mund te them eshte qe zoti Berisha eshte lider qe ka lene gjurme te thella ne Shqiperi dhe historine e shqiptareve dhe ne raport me Kosoven.

Ka qene nder mbrojtesit kryesore te Kosoves dhe shqiptareve. Dihet edhe raporti i tij qe ka pasur me SHBA-ne. Dihet qe ka patur nje kr’isje per shkak te zhvillimeve ne vitet 96-97. Me pas ne vitin 2007 ose me pare, Presidenti Bush vizitoi Shqiperine dhe ne krah te tij. Nuk mendoj se keto zhvillime kane ndonje rendesi te jashtezakonshme qe ne mendojme per zotin Berisha dhe qytetaret qe mendojne per te. Ne erdhem nga Shqiperia ne Kosove aq shpejt, padyshim ai ka nje merite historike per rrugen e Kombit”, ka thene Meta.