Bylykbashi bën deklaratën e fortë: Sinjalizim që kësaj Qeverie po i vënë la’kun në fyt






Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut u ulen dje ne Bruksel ne te njejten tryeze me vendet anetare, ne konferencen e pare nderqeveritare, duke shenuar keshtu nisjen e procesit te bisedimeve per anetaresim, pas nje kalvari te gjate pritjeje, zva rritjesh dhe pengesash. Shkupi priste prej 17 vjetesh, ndersa Tirana kishte 8 vite.

Bylykbashi u shpreh se ky eshte nje lajm shume i mire per Shqiperine edhe pse duhet te kishte ndodhur me pare. Bylykbashi theksoi se tashme BE-ja do t’i vere lakun qeverise.





“Eshte nje dite shume e rendesishme per shqiptaret, por qe duhet te kishte ndodhur shume kohe me pare. Ky rrugetim ka nisur qe pas viteve 2000, pas samitit te Selanikut. Ne vitin 2013, rotacioni politik me vote ishte nje hap i madh, por vetem pak muaj me pas, ne pranveren e vitit 2014 u mor statusi i vendit kandidat, ndersa me heret e kishte bllokuar Edi Rama me perpjekjet per bllokimin e ligjeve.

Nga ai vit, kishim mbetur ne stanjacion. Javen qe shkoi isha ne Berlin dhe ne kontakte me deputete te CDU-se, kam degjuar qe kishte kritere te papermbushura, por vendimi i tyre ishte i qarte qe duhet te ecnim perpara.





Tashme, BE-ja do t’i vere lakun kesaj qeverie, e cila nuk do te kete me mundesine qe te sorollatet si t’i doje qejfi ne dem te qytetareve shqiptare”, tha Bylykbashi.