Kolegët e mi gazetarë që “këshillonin për mirë” Bashën, tani festojnë. Keqardhje për shtiratjen

Ka gazetarē kolegē tē mi dhe intelektualē publikē, qē nē harkun e tetē viteve tē fundit, qē nga viti 2013, ēshtē dukur se nuk kanē ditur tē bējnē gjē tjetēr veçse tē marrin nē mbrojtje e tē mbēshtesin Bashēn. Nuk i kanē bērē asnjēherē ndonjē kritikē publike, sido qē ka pasur njē sērē arsyesh qē Bashēs t’i bēheshin kritika publike.

Basha ka qenē ai qē pothuajse e ar miqēsoi Partinē Demokratike me partnerēt ndērkombētarē tē botēs perēndimore; ka qenē ai qē ka humbur zgjedhje pas zgjedhjesh; ka qenē ai qē mori vendimin e paprecedentē pēr tē djegur mandatet e deputetēve; ka qenē ai qē mori vendimin tjetēr, gjithashtu tē paprecedentē, pēr tē bojkotuar zgjedhjet lokale; ka qenē ai qē humbi edhe zgjedhjet e fundit parlamentare.

Dhe ka qenē ai qē, menjēherē pas kētyre zgjedhjeve, sido qē i humbi nē mēnyrē dra-matike, organizoi nē mēnyrē tē rrufeshme zgjedhjet nē parti, madje organizoi edhe zgjedhjet pēr kryetar, tē cilat ai i fitoi nē mēnyrē spektakolare.

80% e anētarēve tē Partisē Demokratike votuan pēr Bashēn. ishte “shpērblimi” qē i dhanē Bashēs pēr faktin qē Rama fitoi njē mandat tē tretē. Pra, nē tē gjitha kēto momente, kolegēt e mi nuk i kanē bērē asnjē kritikē Bashēs. Mesa duket ata kanē pritur qē tē vinte njē moment tjetēr, nē tē cilin Basha ta bēnte baltē fare, tē bēnte ndonjē gafē tē pafalshme.

Dhe pēr ta, ai moment erdhi: Basha mori vendimin pēr ta pērjashtuar pērkohēsisht nga grupi parlamentar ish liderin Berisha. Qē nga ai moment, Basha u shndērrua nē macen e zezē tē Partisē Demokratike. Bashēn nisēn ta shihnin si buda lla e tē liig. Pas kētij momenti, tē njējtēt kolegē  janē vēnē nē mbēshtetje tē Berishēs.

Unē i kam parē kolegēt e mi si njē barrē pēr opozitēn. i kam parē si kēshilltarē tē kēqij pēr tetē vite me radhē. Madje, i kam parē si kēshilltarēt mē tē kēqij qē mund tē ketē pasur ndonjē opozitē shqiptare nē dekadat e fundit.

Nē vitin 2013 ishte viti kur Partia Demokratike humbi zgjedhjet, teksa u refuzua masivisht nga votuesit shqiptarē, ishte njē moment dhe mundēsi historike pēr t’u ndalur dhe pēr ta reformuar atē parti. Mirēpo askush nuk foli pēr reformim tē Partisē Demokratike. Asnjēherē. Tē gjithē menduan se Partia Demokratike do tē mbetej “business as usual”, qē do tē thotē se Basha duhej tē shtirej sikur i kishte gjērat nēn kontroll dhe kolegēt e mi do tē shtireshin sikur Basha ishte kryetar partie.

Nē kētē rrethanē, ata i kanē mēshuar tezēs se Basha ēshtē i vetmi lider perēndimor nē Shqipēri, nē njē kohē qē s’e kishin pēr gjē qē kētij lideri perēndimor t’i jepnin kēshilla tē natyrēs destruktive. Ata e kēshillonin qē tē merrte molotovē e tē dilte nēpēr sheshe; e kēshillonin qē tē dilte nē protesta dhe tē mos i ndalte asnjēherē ato, pēr tē rrēzuar regjimin e Ramēs, qē nuk mund tē rrēzohej me vota, dhe tē dilte jashtē sistemit.

Dhe ai doli jashtē nga sistemi me shpresēn dhe synimin se pozita e Ramēs do tē vēshtirēsohej. Ai nuk do tē kishte mē njē shteg shpētimi. Kolegēt e mi i janē gēzuar kēsaj situate, nē tē cilēn lideri i opozitēs zbatonte pikē pēr pikē kēshillat qē ata i jepnin. Nē fakt, ato nuk ishin kēshilla, por marrina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.