Përgjigjet Ministrja Gjonaj: Opozitën nuk e futëm në axhendën e Brukselit sepse ata nuk janë …






“Nje proces shume i gjate dhe i veshtire na pret para duke e konsideruar te mireqene vullnetin e maxhorances, por duke shpresuar edhe nga opozita te vijojme me ate pjesen qe konsiderohet teknike duke patur mundesine qe me screeming, sesa eshte ne perputhje me direktivat e BE, do e kemi mundesine te hapim kapitujt me grupime. Do e kemi mundesine te hapim disa kapituj, do kerkohen ne grupime.

Grupimi i pare eshte, kapitulli 23 dhe 24 qe lidhet me drejtesine dhe korrpsionin. Reforma ne drejtesi e ka bere Shqiperine qe te jete pararoje e te gjithe vendeve te Ballkanit por jo vetem. Ka qene ndertimi i nje trak rekordi apo ndertimi i nje date base me rastet e korr psionit te zyrtareve te larte. Ky eshte nje kerkese qe duhet te ndiqet nga SPAK ne te gjitha rastet kur ka korr psion te zyrtareve te larte”, u shpreh Gjonaj.





Sa i perket mungeses se opozites ne konferencen e pare nderqeveritare, ajo shprehet se keto çeshtje teknike i takonin vetem qeverise dhe prandaj kane marre pjese vetem zevendesministra qe jane pergatitur gjate gjithe kesaj kohe per kapitujt qe BE ka kerkuar nga vendi yne per tu plotesuar. Gjonaj tha se maxhoranca do t’i jape mundesine opozites qe te ulen ne tavoline per te zhvilluar bisedime per çeshtjen e integrimit.

“Mund te ishte ftuar por perderisa ishte axhende per ekzekutivin nuk ishte vendi per te patur deputete as nga maxhoranca as nga opozita, se keshtu do lindte e drejta te kishte deputete edhe nga maxhoranca. Çeshtja eshte teknike, kush do i duhej te shkonte dhe te ishte pjese. Maxhoranca do i jape mundesine opozites qe te ulen e te bisedojne per çeshtjet e integrimit, por se ca do bejne ne shtator ata eshte nje pjese qe nuk na takon”, tha Gjonaj.