Lëvizja e papritur e Kadillit: Do kërkoj bekimin e Berishës për të kandiduar në Bashkinë e …






Fatbardh Kadilli ka folur per projektet e tij ne te ardhmen brenda PD-se. Eksponenti dhe ish-kandidati per kreun e Partise Demokratike ka shprehur hapur ambicien e tij per te marre drejtimin e Bashkise se Tiranes. I ftuar ne emisionin “Zone e Lire” ne Tv Klan, i pyetur nga Arian Çani ne lidhje me zerat qe qarkullojne se Kadilli ka ne plan te jete kandidat per kryetar bashkie i Partise Demokratike ne Tirane, Fatbardh Kadilli ka thene se nje gje te tille e ka konsultuar me miq, kolege e figura te televizionit, por akoma me kreun e PD-se, Sali Berisha.

Gjate fjales se tij, Kadilli ka thene se projekti qe ai synon eshte qe opozita te perballet me pushtetin ne Tirane, dhe per kete beson se do te kete mbeshtetjen e Berishes.

PJESE NGA BISEDA:




Arian Çani: A eshte e vertete se jane hapur llafe se ti ke ne plan dhe pritet te jesh kandidat per kryetar bashkie i PD ne Tirane, sfidant i Erion Veliajt?

Fatbardh Kadilli: eshte e vertete qe e kam konsultuar me miq, kolege e figura te ekranit mundesine e kandidimit si perfaqesues i opozites perballe Erion Veliajt apo kushdo te jete nga PS per garen e bashkise. Deri tani ka qene nje konsultim miqsh. Ti po e ben lajm se une deri tani nuk kam folur publikisht.

Arian Çani: E kam degjuar nga disa njerez. E ke konsideruar me njeriun kryesor te PD, Sali Berisha?





Fatbardh Kadilli: Jo! E kam konsultuar me miq, kolege, jo me nderkombetare. I kam raportet e duhura, por nuk percaktojne karrieren politike ne Shqiperi. Kam gatishmeri per nje projekt per t’u perballur opozita me pushtetin ne Tirane. Une besoj qe ky projekt qe synoj te ngre, do te kete besoj edhe mbeshtetjen e Berishes. Por ai do shprehet per mbeshtetjen e duhur. Para se te shkojme tek gara, projekti politik qe une synoj te ngjiz eshte qe te kemi nje program te bashkuar.

Nderkohe qe per Bashkine e Tiranes, Veliaj e ka shpallur vete kandidimin e tij per postin qe e mban prej 2 mandatesh, ndersa po perflitet se edhe Ilir Meta do te mund te garoje vitin qe vjen per Tiranen. Mirepo vete publikisht nuk e ka pranuar kurre.