Reagimi: Ambasadorët u larguan kur mori fjalën Edi Rama/ Drafti dobëson kontrollin e parasë






Ambasadorja e Frances ne Shqiperi Elisabeth Barsacq dhe ai i Gjermanise Peter Zingraf kane reaguar pas perhapjes ne media te lajmit se ata u larguan nga konferenca e kryeministrit Edi Rama per Amnistise Fiskale. Ne reagimin e tyre, dy ambasadoret shpjegojne se atyre u desh te largoheshin pasi kishin takime. Po ashtu, ata shtojne se ndajne plotesisht qendrimin e mbajtur nga delegacioni i BE-se ne Shqiperi.

“Ne u larguam kete mengjes nga konferenca per amnistine fiskale pasi te dy kishim takime. Ndajme plotesisht qendrimin e shprehur nga delegacioni i Bashkimit Evropian,” thuhet ne reagim.





Por cili eshte qendrimi i mbajtur nga delegacioni i BE-se ne Shqiperi sa i perket draftit per amnistine fiskale.

Permes nje deklarate te shperndare te henen nga delegacioni i BE-se ne Tirane, Komisioni Europian deklaroi se drafti dobeson kontrollin e Shqiperise ndaj pas’trimit te parave, “gje qe shqeteson shtetet anetare te Bashkimit Europian si dhe partneret e tjere.”





Perfaqesuesit e Komisionit Europian e kane shprehur qendrimin para zyrtareve te qeverise shqiptare gjate takimit te 13-te te Nenkomitetit per Tregtine, Industrine, Doganat dhe Tatimet ndermjet BE-se dhe Shqiperise mbajtur me 29 qershor ne Bruksel.