Nga Andi Bushati: Hallall të qoftë o Sali Berisha që i prishe pushimet Ramës dhe Yuri Kim






Protesta e madhe e 7 korrikut nuk ishte fillimi i betejes kunder Edi Rames, ashtu sikurse e prop’aganduan protagonistet e saj, por permbyllja e reb elimit qe filloi me “Foltoren”, kulmoi me zgjedhjet e pjesshme lokale ne 6 mars dhe u çertifikua, kete te enjte, me instalimin perfundimtar te Sali Berishes ne krye te opozites.

Si e tille, kjo proteste arriti nje fitore te trefishte. Se pari, duke i dhene fund rivalitetit me ata qe pretendojne pronesine e vules dhe stemes ne PD dhe qe ketej e tutje do te bejne figuren e kllounit nese do te pretendojne t’i marrin ato me gjykate. Sali Berisha tregoi edhe njehere se ai eshte lideri i padiskutueshem i demokrateve. Jo vetem permes pjesmarrjes se larte ne miting, por per menyren se si iu pergjigj e gjithe struktura e partise, aq me teper ne kushtet kur ajo nuk ndihmohet nga ushtria e te punesuarve neper bashki, ai vertetoi se tashme e ka kontrollin e plote te PD-se.





Se dyti, ajo konfirmoi fitoren mbi Yuri Kim dhe zyrtaret e tjere te administrates amerikane qe i trajtuan demokratet si dele duke i thene se nuk mund te hanin bar per te shkuar pas nje te shpalluri non grata. 7 korriku qe prova se populli opozitar e ka inj’oruar proceduren e lobingut qe solli nenshkrimin e vendimin nga sekretari Blinken, duke shperfllur thirrjet e vazhdueshme per te mos mbetur peng te se shkuares, per te mos votuar ne 6 mars kandidatet “non grata” dhe per te mbajtur ne krye kukullen qe preferonte Rama. Edhe ata demokrate qe jane kri’tike ndaj administrates aktuale amerikane, edhe ata qe e duan SHBA-ne pa kushte, deshmuan se ne nje pike jane te gjithe bashke: ata nuk pranojne qe lideri i tyre t’u katapultohet ne menyre anti demokratike, pa vote.





Se treti, kjo proteste vertetoi se sa komike duken Rama dhe Balla me retoriken e tyre se nuk nderveprojne me nje “te vde’kur te pakallur” dhe nuk votojne asnje propozim qe vjen nga “non grata”. E duam apo nuk e duam, na pelqen apo nuk na pelqen, Sali Berisha eshte sot lideri legjitim i PD-se dhe zgjedhja e vetme qe kane tani padronet e Rilindjes eshte te ndajne mendjen, nese pranojne nje sistem demokratik ku duhet te durojne edhe opoziten, ose te shpallin edhe “de jure” instalimin e regjimit.

Sa me shume qe tre faktoret e mesiperm te kembengulin ne xhadene qorre te mohimit te realitetit, aq me i madh do te behet populli qe u ngjiz ne 7 korrik.





Por, thene kete, sado i forte te ngjaje ky ngadhenjim i trefishte, kjo PD “e rilindur”,  eshte ende shume larg se qeni nje kercenim per pushtetin e pamate te Edi Rames. Ndaj njeriut qe ka mbledhur gjithe pasurine e ketij vendi, qe dirigjon oligarket, kontrollon mediat dhe ka ne perdorim ban dat, eshte e pamjaftueshme nje proteste paqesore, sado mijera mil’itante te arrije te tuboje ajo ne bulevard.

Prandaj t’u thuash qytetareve, ashtu siç trumbetuan me entuziasem organizatoret, se kjo qe dita prej nga fillon beteja me regjimin, eshte jo vetem e ekzagjeruar, por edhe e genj’eshtert.

Rivaliteti dhe sfida reale me autokratin ne pushtet eshte ende larg.




Por, protesta e ketij korriku, megjithate do te mbahet mend gjate. Ajo do te kujtohet si dita kur u konfirmua se ne Shqiperi u shpetua demokracia, pasi ne skene u rikthye opozita qe ishte projektuar te asgj^’esohej.

Pak rendesi ka nese eshte ende e dobet, e perç’are, me fytyra te se shkuares dhe qe akoma nuk ngjall asnje shprese per te nesermen. Mes dy te keqijave, me mire, qofte dhe e tille, sesa nje teater qesharak kukullash.

Pikerisht per kete ka vlere 7 korriku, se ai do te mbese ne memorie si dita kur Berisha fitoi betejen me ate trinitet qe PD-ne e donte thjesht si fasade.