Përgjigju! Ambasadorja Yuri Kim reagon ashpër ndaj sjelljeve të fundit të Kryeministrit






Ambasadorja amerikane ne Shqiperi, Yuri Kim u ka drejtuar nje mesazh gazetareve, referuar rasteve kur kryeministri Edi Rama refuzon t’i pergjigjet pyetjeve te tyre, madje i dergon ata per rie’dukim. Gjate ceremonise se diplomimit te studenteve te Laboratorit te Gazetarise Investiguese, Kim u shpreh se eshte detyre e gazetareve qe te bejne pyetje.

Sipas Kim, çdo zyrtar duhet t’i pergjigjet gazetareve, edhe nese nuk i pelqen pyetja e drejtuar, madje shtoi se duhet ta perserisnin pyetjen derisa te merrnin nje pergjigje.





“eshte detyra juaj profesionale dhe nje sherbim publik te beni pyetje. eshte detyra e zyrtareve, duan apo nuk duan ata, qe t’iu pergjigjen pyetjeve. Nese zyrtaret nuk u pergjigjen pyetjes tuaj, perseriteni dhe perseriteni serish. Kerkojuni kolegeve tuaj te bejne te njejten pyetje derisa zyrtaret, pavaresisht se kush jane ata, te pergjigjen. Shpresoj qe te vazhdoni te punoni fort per te ndriçuar, edukuar dhe per te qene rojtaret e se vertetes qe i duhen demokracise se Shqiperise,”- tha ambasadorja ne fjalen e saj.





Se fundmi, Rama eshte perfshire ne shume perplasje me gazetaret, duke marre edhe ‘kartone te kuq’ nga shoqatat qe mbrojne gazetaret. Debati me i fundit, ndodhi gjate konferences se kryeministrit Rama dhe ministres Olta Xhaçka ne kryeministri. Gazetari Muka pyeti ministren ne lidhje me kodit etik te miratuar ku ministrave nuk u lejohet te takohen me biznesmene pa pranine e dy zyrtareve shteterore, nderkohe qe bashkeshorti i ministres eshte shpallur investitor strategjik. Pergjigjen ia dha kryeministri, i cili u shpreh se do e dergonte 3 muaj ne “rie dukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares se Syri Tv Ambrozia Meta. Vete Rama ne nje tjeter reagim ne rrjetet scoaile shkruante se nuk do te lejoje askend qe te shkele normat etike ne pranine e tij.