Gazetari Minxhozi tregon argumentet: “Super Rama” u prodhua nga “Luli Vocërr”, por ardhja e Berishës …

Gazetari dhe analisti Skender Minxhozi, i ftuar ne studion e “Log” me gazetarin Endri Xhafo, mendon se Sali Berisha i dha liri veprimi Lulzim Bashes ne kohen qe drejtonte PD-se dhe kjo solli krijimin e “Super Rames.”
Sekretarja e marredhenieve me publikun ne PD, Jola Hysaj u shpreh se ne momentin qe foli Berisha, kryeministri eshte serish “vetem Rama.”
Minxhozi: Heshtja e Berishes ka prodhuar super Ramen. Basha e kishte kthyer opoziten ne skeme biznesi. Te gjithe flisnin, por per sa kohe nuk fliste Berisha, Basha te tjeret i shumezonte me zero. Ne momentin qe foli Berisha iku Basha.
Hysaj: Berisha tani qe foli i hoqi “super” dhe mbeti vetem Rama. Mund te mos jete as Rama.
Minxhozi: Kjo mbetet per tu pare.
Kraja: Ne PD, kohet e fundit une shoh prurje te reja, te cilet jane afruar ne nje proces gare. Shoh te rinj te cilet jane qendrestare dhe mbi te gjitha jane te etur per ndryshim.