Sali Berisha: Më propozoi Donald Lu të merrja PD-në. Ja kur do ta mbyll çështjen me Blinken






Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kur ambasador ishte Donald Lu, ai i ka kerkuar qe te merrte drejtimin e PD-se, por si pergjigje ka marre nje “jo”.

Ne emisionin “Open” , Berisha u shpreh i vendosur se PD mund te marre pushtetin, edhe pse per shkak te “non grates” nuk ka mbeshtetjen amerikane.





Sa i takon padise ndaj sekretarit amerikan, Blinken, Berisha u shpreh se nuk do te terhiqet, por betejen do ta vazhdoje derisa te jete gjalle.

Berisha: Kur me eshte propozuar nga te tjere te marr PD-ne, kane marre nje “jo” te thate. Nuk leviz une ashtu.

Rakipllari: Nga kush te tjere?

Berisha: Edhe vete Donald Lu psh. Jo nuk leviz une ashtu. Une bazoj gjithçka tek shqiptaret.





Rakipllari: Besoni se nje force politike mund te marre pushtetin pa mbeshtetjen e aleatit strategjik?

Berisha: Ne menyre absolute 100%, me nje kushte. Te kete parime te drejta. Ky eshte kushti

Rakipllari: Ju do rrezoni nje kryeminister qe ben korrpsion, nderkohe qe jeni non grata per kete.

Berisha: Ne nje kohe qe jam rasti unik ne bote, i dyti jo i vetmi qe kam paditur sekretarin e shtetit. Une do te vazhdoj sa te jem gjalle, edhe kryeminister po u bera do te vazhdoj.