Erla Mëhilli: Sali Berisha e din se Rama nuk rrëzohet me protesta, por guximi i tij do të …






“Edi Rama nuk rrezohet me protesta, dhe Berisha e di mire kete gje”. Keshtu eshte shprehur ekspertja e Komunikimit, Erla Mehilli, teksa ka komentuar protesten e mbajtur nga opozita para Kryeministrise.

Ne nje interviste Mehilli tha se pertej çdo kritike, nje opozite me Berishen eshte me e forte dhe sipas saj PD ka ende shprese per ringritje.





“Nuk mendoj se mund te rrezohet Edi Rama me protesta dhe eshte nje etape e djegur kjo tashme. E di vete kam pershtypjen edhe PD edhe Sali Berisha qe nuk rrezohet me protesta. Por, kjo proteste ne vetvete ishte e mire, dhe eshte nje hap i mire per fuqizimin dhe konsolidimin e opozites dhe e sigurt qe do te rrise edhe optimizmin jo vetem brenda PD, por edhe brenda opozites.





Nuk eshte lajm i keq, eshte lajm i mire. Pjesemarrja ishte e mire dhe ishte pertej strukturave te PD, kishte nje mbeshtetje qe shkon pertej militanteve. E tregojne vete numrat. Nje gje eshte e sigurte. Pertej kritikave per Berishen apo skepticizmave, nje opozite me Berishen eshte me e madhe sesa ajo qe ishte me Lulzim Bashen. Opozita ka ende shprese”, tha Mehilli.