E pohon Vuçiç: “Open Ballkan” na shtoi dashurinë më tepër. Mezi pres që takimin e radhës ta bëjmë në …






Lideret e Serbise, Maqedonise se Veriut dhe Shqiperise, me 8 korrik, kane mbajtur nje takim online per intensifikimin e bashkepunimit ne kuader te iniciatives “Ballkani i Hapur”, si dhe jane pajtuar per nje takim te Grupit punues per çeshtjet e energjise.

Siç ka deklaruar presidenti i Serbise, Aleksandar Vuçiq ne llogarine e tij ne Instagram, ai dhe kryeministrat e Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, u pajtuan per nje takim te Grupit punues per bashkepunim ne fushat e energjise dhe sigurise ushqimore dhe financave, qe do te mbahet ne Tirane ne mes te korrikut.





Takimi i sotem, siç u tha, i eshte kushtuar intensifikimit te bashkepunimit me qellim te tejkalimit te perbashket te veshtiresive per furnizimin me ushqime dhe energji.

Gjithashtu, lideret e “Ballkanit te Hapur” diskutuan per takimin e ardhshem dhe panairin e veres dhe ushqimit qe do te mbahet ne Beograd, ne shtator, organizuar nga nisma “Ballkani i Hapur”.

“U pajtuam qe ky manifestim i madh dhe unik, i cili besojme se do te kthehet ne nje tradite te mire miqesore, eshte gjithashtu nje promovim i jashtezakonshem i tri vendeve tona, por edhe nje mundesi per prodhuesit nga rajoni qe te bashkohen dhe te prezantojne produktet e tyre me te mira dhe ekskluzive”, ka shkruar Vuçiq ne Instagram.





Lideret u pajtuan per krijimin e grupeve punuese te perziera te dikastereve per temat e krizave dhe per formimin e nje agjencie te perbashket per terheqjen e investimeve te huaja, thuhet ne njoftimin e Qeverise se Maqedonise se Veriut.

Gjithashtu eshte shtuar se te tre lideret kane theksuar rendesine e aktiviteteve te ndermarra per te forcuar lidhjen rajonale dhe per te mundesuar levizjen e lire te njerezve, kapitalit, mallrave dhe sherbimeve.