“Lëpirësit”/ Bulevardi mbushet nga mijëra protestues, por fotot po fshihen me Photoshop






Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka mbushur gjithe Bulevardin. Mijera qytetare jane jane mbledhur para kryeministrise me flamuj kombetare si dhe me flamuj te PD-se.

Por pse po protestojne qytetaret sot?





Qytetaret kane dale ne proteste pasditen e sotme per rritjen e çmimeve te shportes ushqimore. Po ashtu ata kane dale te protestojne per rritjen e çmimeve te karburanteve, nderkohe qe qytetaret kane deklaruar se nuk po mbyllin dot muajin per shkak te shpenezimeve te shumta qe kane. Qytetaret po ashtu kane dale te protestojne per prishjen e banesave ne zonen e 5 Majit dhe te Laprakes. Protestuesit kerkojne largimin e qeverise Rama dhe jane shprehur se kjo proteste do te jete e para nga te shumtat.





Protesta e Partise Demokratike ka nisur. Kryedemokrati Sali Berisha ka dale ne shesh bashke me mbeshtetesit e tij. Bulevardi perballe kryeministrise eshte mbushur me mijera qytetare qe do te protestojne kunder qeverise. Nga ana tjeter jane marre edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve te ministrive u jane vendosur tela ne dritare. eshte bere edhe e kerpudhes, nje veper dhurate nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrise gjate vizites se tij ne Tirane. Ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, rrugen “Xhorxh Bush” dhe pjeserisht ne bulevardin “Zhan Dark” eshte bllokuar qarkullimi rrugor per automjetet prej ores 16:00.




Leave a Reply

Your email address will not be published.