“Shqipëria duhet të shkojë drejt Europës”/ Dashamir Shehi ngre tonet: Po vëmë stërkëmbësha

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur në Kuvend lidhur me rezolutën që pritet të dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë.





Deputeti Shehi po ashtu u ndal edhe të nisma “Ballkani i Hapur”, të cilën e shikon si rrugën jo të duhur për Shqipërinë dhe rajonin.

Sipas tij, Projekti i Berlinit dhe BE janë rrugët që duhet të ndjekë Shqipëria, ndërsa nisma të tilla si “Ballkani i Hapur”, i ka cilësuar si “stërkëmbësha”.

Një rezolutë kur bëhet vazhdimisht… rezoluta është një dokument politik, mos e konsiderojmë sikur janë disa fjalë mbi epitafe, një tufë lulesh atje mbi varret e viktimave. Nëse do ta konsideronim kështu rezolutën nuk do kishte ndonjë vlerë të madhe.





Ma sakra e Srebrenicës shënon një pikë kthese në të gjithë luftën e Kosovës, por shënon një pikë kthese edhe sjelljen e Europës dhe mbarë botës për sa i përket çështjes së luftës në Ballkan, e cila sot po bëhet sërish aktuale. Ne shqiptarët duhet ta respektojmë dy herë këtë lloj situate. Këto janë gjëra për t’u kujtuar realisht sepse ky është thelbi politik i një rezolute që bëjmë sot. Ky nuk është një detyrim formal që e kemi këtu dhe duhet ta shkruajmë patjetër bukur sipas frymës europiane. Jetojmë në Ballkan dhe ne këtu kemi jetuar 1500 vjet, ndoshta do jetojmë edhe 1500 të tjera bashkë me sllavët. Ne e kuptojmë fort mirë se duhet të gjejmë një rrugë, një shteg që të bëjmë paqe me komunitetet e Ballkanit.


Askush nuk do që të ekstremizohet situata në Ballkan për hir edhe të hijeve të tjera. Ne si shqiptarë kemi detyrimin e çfarëdolloj iniciative në Ballkan që kalon kufijtë e Shqipërisë, aq më tepër kur drejtohet drejt Serbisë duhet të kalojë drejt Kosovës, sepse edhe Kosova ka jetuar një histori të ngjashme. Ne kur marrim vendimet në raport me Serbinë, jo se i kemi inat, unë mendoj se duhet të kemi një partner që ka seriozitet me marrëdhëniet me Europën.





Shqipëria duhet të shkojë në mënyrë definitive drejt Europës. Të gjithë gjysmëhapat e tjerë vetëm vëmë stërkëmbësha në këtë punë. Ne për Ballkanin kemi Projektin e Berlinit dhe këtë duhet të ndjekim”, -tha Shehi

Leave a Reply

Your email address will not be published.