Gjekmarkaj: Kryetar, ke bërë zgjidhjen e gabuar. Nuk e di kush e ka shumicën

Deputeti i PD-se, Agron Gjekmarkaj ka folur sot ne kryesine, te cilen kryetari Basha e mblodhi pas Kuvendit te thirrur nga Berisha. Gjekmarkaj ka deklaruar se Basha ne 9 shtator mori vendimin e duhur, per te perjashtuar ish kryetarin Berishen nga grupi parlamentar, por menyra ishte e gabuar.

Deputeti ka deklaruar se demokratet sonte  jane kokulur sepse e shohin partine e tyre me te perç are se kurre. “Nuk e di nese jemi ne apo ata shumica”, ka deklaruar nder te tjera Gjekmarkaj.

Teksa foli edhe me nota kritike, Gjekmarkaj shtroi disa pyetje: “Pse zune vend tezat e foltores, pse u rrit dite pas dite ajo levizje? Berisha diten e pare pati 30 mbeshtetes! Sot mijera”

Ndersa per Kuvendin e 18 dhjetorit, ai tha: Ne ende nuk jemi mbledhur, nuk dime çfare tezash do hedhim, si do ta bejme ngjarje frymezuese ate? A mund te pergatitet nje kuvend ne pak dite per t’ju imponuar shoqerise?”

Kjo eshte nje kryesi ideale! Nje Kryesi endrrash. Ketu s’ka me debat jane te gjithe ne anen e Kryetarit ! Çdo lider do ja kishte zili kesaj dite. Tani le te kthehemi tek problemi duam nje parti per vete si kjo, ku te jemi ne ne kryesi, deputet etj, nje me te bashkuar nje PD te madhe apo ende nje me te madhe per te ardhur nje dite ne pushtet!

Per kete duhet ende eksploruar çdo mundesi komunikimi dhe jo nde-shkimi, çdo mundesi per ta shmangur kete dra me ne te cilen eshte PD ! Une nuk di nese perfaqesojme shumicen apo “ata” ! Ju i merrni vendimet me nje grup te vogel dhe ne na i lexoni ketu une e refuzoj kete logjike.

Por di qe demokratet sonte jane kokulur  sepse e shohin partine e tyre me te perçare se kurre! Nde-shkimi eshte i lehte por se di ne eshte i duhuri. Z Basha ju keni marre vendimin e duhur me 9 shtator por ne menyren e gabuar!

Partite nuk jane si femijet ku qendrimi paternalist i Kryetarit e shpeton nga rruga e keqe. Nje parti e merr vete pergjegjesine para historise, ne do te behet antiam-erikane, antiperendimore, antikombetare, te veteshkaterrohet dhe nese e duan se ndal dot!

Kryetar, ju keni eksperience politike te gjate shume me te gjate se une, ndaj duhet tentuar çdo rruge, çdo interes personal qe kjo parti t’i shpetoje goditjes!

Une kam mbajtur qendrimet e mia e as pendohem per to, te njejtat do mbaja perseri dhe nese s’ka rruge tjeter dhe jemi te detyruar te shpetojme berthamen properendimore te kesaj partie, hajde ta shpetojme te vetedijshem qe po zvogelohemi.

Duhet te pyesim veten pse zune vend tezat e foltores, pse u rrit dite pas dite ajo levizje, Berisha diten e pare pat 30 mbeshtetes! Sot mijera, sepse ai doli beri beteje, ju e bete betejen ne vazo, me pak dalje televizive!

Tani ne kemi kongresin me date 18 , ende nuk jemi mbledhur, nuk dime çfare tezash do hedhim, si do ta bejme ngjarje frymezuese ate? A mund te pergatitet nje kuvend ne pak dite per t’ju imponuar shoqerise?, eshte shprehur deputeti i PD-se.

Leave a Reply

Your email address will not be published.