4 korrik/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 246 vjetorin e PAVARËSISË






TIRANE- Shtetet e Bashkuara te Amerikes festojne sot 246-vjetorin e Dites se Pavaresise.

4 Korriku shenon diten e shpalljes se pavaresise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes nga Britania e Madhe, ne vitin 1776, kur 13 kolonite e asaj kohe shpallen pavaresine dhe lirine e tyre nga qeverisja britanike.

Dokumenti i Shpalljes se Pavaresise se SHBA-ve eshte njeri nder dokumentet politike me me rendesi ne bote, qe percaktoi fatin dhe kornizen per mbijetesen dhe rritjen e ketij vendi, por eshte gjithashtu edhe dokumenti i cili frymezoi levizje te njejta per pavaresi, ane e mbane botes.





Shpallja e Pavaresise se Amerikes shenoi shkeputjen e kolonive nga Britania e Madhe 243 vjet me pare, por ajo ishte vetem fillimi i vendosjes se lirise ne kete vend, pasi ne ate kohe ne shume koloni praktikohej skll averia, grate nuk gezonin te gjitha te drejtat per te cilat behej thirrje ne Shpalljen e Pavaresise dhe fatk’eqesisht indiano-amerikanet vendas u detyruan te shpernguleshin nga toka e tyre, nderkohe qe kolonet e ri kishin filluar te vendoseshin ane e mbane vendit.





Por prej nenshkrimit te ketij akti dra matik me shume se dy shekujsh, perpjekjet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per te siguruar barazi dhe te drejta te barabarta per te gjithe, kane triumfuar me shume fitore gjate dekadave te kaluara, prape se prape ekziston vetedija se mbetet shume per t’u bere dhe se ruajtja e ketyre te drejtave qe na i ka fale Perendia dhe natyra, kerkon vigjilence te vazhdueshme per t’i ruajtur ato, sidomos nga intervenimet e qeverise e cila ka per detyre t’i mbroje dhe jo te sh’katerroje li rite dhe te drejtat e popullit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.