Edi Rama me një rrëfim të rrallë: Babi im ishte komunist dhe besonte, ndërsa unë merresha me pikt…






Sipas kryeministrit, ai asnjehere nuk ka dashur te futet ne politike, pasi synimi ishte qe te zhvillonte artin e tij. Rama tregon se ishte kunder regj imit dhe ne momentin kur levizja kunder regj imit komunist triumfoi, donte qe te gezonte lirine, duke bere art.

Rama po ashtu ka treguar edhe biseden me prinderit e tij ne vitin 1992, kur ai ishte ne Amsterdam.

PJESE NGA DISKUTIMI

U bete artist ndoshta fale tij?





Rama: Ndoshta per shkak te tij, une u rrita ne nje hapesire me te gjithe perberesit. Fale tij u bera e kunderta e tij ne ate qe besoja dhe çka bera.

Ju jeni nje social demokrat?

Rama: Nuk e di saktesisht! eshte e komplikuar qe te kategorizosh veten, por mendoj se u bera nje njeri qe e kerkonte me çdo kush lirine e vete. Me kujtohej ardhja ne Amsterdam. Isha ne levizjen kunder regjimit. Kur kjo levizje ia doli me sukses une nuk doja te hyja ne politike, doja te beja artin tim, doja te gezoja lirine qe kaq shume e kisha kerkuar. Ne vitet e para une shisja piktura, blija bileta dhe fluturoja ne vende te ndryshe per te pare boten.





Erdha ne Amsterdam dhe mora prinderit ne telefon, gje qe nuk e beja shpesh. Ishte 1992 apo 1993 mora ne telefon dhe i thashe tani di çfare eshte liria. Jam ne Amsterdam dhe ky eshte nje vend ku ti merr fryme lirisht.

Mendoj se ka lidhje me menyren se si na ka ardhur jeta. Ju thate se jam pak me i vjeter dhe i drejte. Edhe pse kur e nisa kete rrugetim i kisha te gjitha floket dhe i kisha te zeza. Kisha dhembet natyral dhe nuk eshte keshtu me. Kur dolem nga komunizmi, une isha 26 vjeç, keshtu qe me pak se gjysma e jetes dhe gjysma tjeter ne kete hapesire lirie, ne perpjekje per te krijuar nje vend demokratik, eshte gjithe ky rrugetim. Nuk mund te them qe eshte e mire qe artistet te bejne politike. Keshtu me ka ndodhur mua, nuk mund te pergjithesoja. Nuk do ta ndryshoja. Nuk do te doja te isha kryeminister dhe kryetar bashkie ne kete vend, me pelqen ne Shqiperi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *