Ministrja Ekonomi vë në lojë opozitën: Më lejoni t’ju mësoj ekonominë. S’ka krizë, kursimet u rriten …






Ministrja e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet Milva Ekonomi, iu pergjigj aku zave te deputetes se Partise Demokratike, Grida Duma per desh’timin e qeverise ne nderhyrjen e rritjes se çmimeve. Ekonomi tha se qeveria ka marre masat e duhura. Sipas ministres, situata ekonomike eshte e qendrueshme, madje sipas saj, shqiptaret kane vendosur edhe para menjane.

Ne fakt duke menduar se ishte ore ekonomie qe duhet te vendosej ne shinat e caktuara qe ne diskutojme doja te thoja se sot INSTAT ka publikuar te dhenat e GDP-se. Meqe jemi duke monitoruar te dhenat eshte fakt se rritja ekonomike ne Shqiperi eshte e nivelit te larte dhe e krahasueshme me vendet e BE (5.6%).





Duke pare kete shifer kemi vene re qe gjerat jane te veshtira por ekonomia jone ka rezistuar. Po te shihni te dhenat e Agjencise se Depozitave, njerezit qe kane depozita, numri i tyre ne fund te 2021 ishte rritur dhe kishte shkuar me shume se 2 mln. Vlera e depozitave te siguruara kishte shkuar ne mbi 3 trilione leke.

INSTAT na ka ndihmuar edhe me ndarjen e buxheteve te familjeve per grupe me nga 20% dhe vume ne dukje se paketa e rezistences jep kuptim per pensionistet dhe ata me page qe ne e çuam ne 40 mije leke te reja. Me paketen e rezistences keto grupe ia dolen me rritjen e inflacionit. Shifrat jane te rendesishme dhe paketat ne ekonomi ishin sinjifikative. Ne menduam per disa sektore. çmimet ne tregjet globale nuk varen nga ne – perfundoi ministrja.




Leave a Reply

Your email address will not be published.