Grida Duma ka një kusht: E mbështes Sali Berishën, por dua që të më pyesin më tepër në lidhje me …

Deputetja e PD, Grida Duma ka deklaruar se do jete pjese e protestes se thirrur nga Sali Berisha me 7 Korrik dhe se do beje thirrje per sa me shume pjesemarrje.

Sipas Dumes, “protesta do bashkoje demokratet pastaj se çfare do beje hierarkia lart eshte çeshtje me e madhe se kaq”.

Pyetje: Do angazhoheni per te thirrur njerez ne proteste?

Grida Duma: Absolutisht po. Kane bere shume mire qe i kane perfshire deputetet kudo. E mira eshte perveç perfshirjes te kerkonin dhe mendime me tej se sa perfshirja. Duhet te kuptojme qarte qe grupi parlamentar duhet te kete prestigjin e te respektohet si i votuar nga demokratet dhe nga shqiptaret.

Si te tille nuk eshte vetem çeshtje qe te jemi ne grupe pune, duhet patjeter te konsultohen te gjithe deputetet sa i takon strategjise qe do te ndiqet. Une jam pro protestave. Besoj qe protesta do bashkoje demokratet pastaj se çfare do beje hierarkia lart eshte çeshtje me e madhe se kaq.

Pyetje: Do zhvilloni takime per te pare si eshte strategjia?

Grida Duma: Patjeter, strategjia eshte te kete pjesemarrje se pari. Une nuk kam qene ne ato takime e grupe, por e di shume mire nga kontaktet me koleget qe jane ne grupe do mbajme patjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.