Alibeaj i bashkohet Berishës me 7 korrik? Flet për herë të parë Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së

Kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk e mbeshtet pro testen e thirrur nga Sali Berisha me 7 korrik.

Ne nje prononcim per mediat paraditen e sotme, Alibeaj tha se ai ka pro testuar ne çdo moment dhe do te vazhdoje te protestoje, por sipas tij Sali Berisha nuk munds te jete perbashkimi i njerezve qe vuajne.

Demokrati thote se protesta duhet te nise duke dale kunder oligarkeve ne Kuvend per çmimet e larta dhe me pas ne shesh.

“Une protestoj sot, kam protestuar dje. Une besoj se menyra me e mire per te protestuar eshte ketu, pa frike. Une do te protestoj ne çdo rast. Nuk mund te jete Sali Berisha perbashkimi i ketyre njerezve qe sot vuajne gjithmone e me teper. Nuk e kuptuat mire se çfare thashe. Isha i drejtperdrejte.

Nuk eshte ai shpresa e njerezve. Para se te shkojne te sheshi te vijne ketu dhe te thone nje gje. Per te protestuar per çmimet e larta duhet te thote se çfare qendrimi ka ndaj Çet Kastratit dhe gjithe oligarkeve”, tha Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.