Lajmi fundit! Sali Berisha ftesë publike për Postin Drejtues zonjën Majlinda Bregu.






Majlinda Bregu e ka konsideruar te mundshem rikthimin ne PD. Ndonese nuk foli konkretisht per ndonje hap, ajo tha se z. Berisha ka bere nje ftese publike dhe se nuk eshte anetare ne nje parti tjeter politike qe ta quaj te mbyllur.

“Me nxoren prej hatllash themi ne ketej nga Tirana. Pa dere fare se as na tha njeri qe po dilni, ne mes te nates morem vesh”, tha Bregu.

A moret ftese per t’u rikthyer?





Po z. Berisha ka bere nje ftese publike. Jo me leter. Une nuk kam dyshim fare qe z. Berisha do te thoshte se jane te mirepritur te gjithe ata qe u larguan ose qe i larguan.

Nuk kam ndonje dyshim ne pjesen e sinqeritetit se ne kete moment duhen te gjithe. Por une jam ne tjeter rruge, ne tjeter pozicion.

A eshte PD ende partia ime?

Nuk eshte se une jam anetare ne nje parti tjeter politike qe ta quaj te mbyllur. Po nga ana tjeter nuk vuaj nga ndonje sindrome Stokholmi. Ne kete moshen tone je gati si ajo qe thoshte Antonio Gramshi, ke pesimizmin e intelektit dhe optimizmin e vullnetit. Sigurisht qe jam shume me e qarte se ç’isha dhe ne 2016. Kjo me ben te kem nje raport pak me te mire ne ato persiatjet.

Si e pritet ate qe i ndodhi Lul Bashes?





Jo per Lul Bashen, por une kam qene nje nga njerezit qe per shume kohe dhe ia kam thene dhe atij qe i kam kerkuar te largohet . Kjo situate ka vetem nje zgjidhje, ik, po flas kur humbet. Nuk eshte se kam pasur ndonje emocion per pjesen tjeter. Ne momentin kur PD mberriti ne nje shpartallim si pas zgjedhjeve te vitit te kaluar… Drama me te medha jane te atyre qe iu larguan pushtetit per vite me radhe. Misioni eshte te vish ne pushtet jo te blindosh dyert.




Leave a Reply

Your email address will not be published.