Protesta e 7 korrikut/ Vjen konfirmimi nga kreu i Nismës “Thurje” Endrit Shabani






Drejtuesi i Nismes “Thurje”, Endrit Shabani, deklaroi se ai nuk do t’i bashkohet pro testes se 7-te korrikut te thirrur nga Partia Demokratike.

I pyetur nga moderatori Xhafo se cila eshte arsyeja qe nuk i bashkohet pro testes, Shabani tha se nuk mund te dale ne shesh per te sjelle Berishen serish ne pushtet.

Sipas tij pro testa e dates 7-te do te thote qe te besh Berishen te “nuseroje” per here te trete.

Pjese nga diskutimi:





Xhafo: Shabani si drejtues i Nismes “Thurje” çdo te thote?  Si aktivist politik ju vete personalisht do te shkoni?

Shabani: Jo

Xhafo: Pse?

Shabani: Qe ka arsye per te pro testuar ketu ka pafund. Rritja e çmimeve eshte arsyeja e pare per te pro testuar. Sa here jane organizuar pro testa te thirrur nga aktore politike ne kemi shkuar. Qe te shkojme ne pro teste te nuseroje Berisha per here te trete, nuk do shkoja. Ta kishte thirrur Belindi do shkoja. Nuk do shkoja qe te kthejme Berishen ne pushtet.





Ne lidhje me shqetesimet qe ka vendi, keta jane deputete, nese Berisha ben detyren e tij duhet te shkoje ne parlament dhe te çoje ligje qe ju vjen ne ndihme qytetareve. Pse duhet te dale Berisha ne rruge. E dyta ka nje ligj qe fle ne sirtaret e parlamentit per referendumet, qe qytetaret te ushtrojne sovranitetin e tyre ne menyre direkte, pse nuk merret me kete Berisha. Kemi pabarazi ekonomike, kjo nuk zgjidhet me pro testa.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *