Vasili shpërthen kundër Ramas: Ti i pa burrë, je marionetë e Vuçiçit që do të pengojë integrimin me çdo kusht!

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili komentoi bllokimin e negociatave dhe retorikën e ashpër të kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Europian.

Petrit Vasili tha se kryeministri Edi Rama shikon vetëm nga lindja ndërsa integrimi është objektivi që ai e urren dhe do ta pengojë me çdo kusht. Rama është një marionetë në duart e interesave që shkojnë nga Beogradi në Moskë. Rama është provokator në Bruksel.

Ai është i kapur për fyti, i pacipë, i gatshëm të bëjë pazare në dëm të Kosovës, për kufijtë e Kosovës dhe Shqipërisë. Ai është i shantazhuar dhe vazhdon të bëjë këtë detyrë në dëm të vendit.-tha Vasili. Për nismën ‘Ballkani i Hapur’, Vasili tha se është katërcipërisht e dështuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *