Baton Haxhiu: Harrojeni se Ilir Metës do t’i mjaftojë vetëm LSI. Është plan më i komplikuar






Gazetari Baton Haxhiu eshte shprehur ne emisionin “Opinion” ne Klan se presidentit ne detyre deri me 24 Korrik, Ilir Metes nuk i mjafton Partia Socialiste per Integrim.

Haxhiu ka argumentuar se pas largimit nga Presidenca, Meta do te kerkoje riorganizim te partive te vogla dhe per here te pare mund te kemi nje binom opozitar qe perbehet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.





Baton Haxhiu: Sa e njoh une Meten, prova e pare nuk i mjafton LSI-ja. Ai do kerkoje riorganizim te partive te vogla. Meta nuk ka udhehequr asnjehere opoziten dhe per here te pare mund te kemi nje binom opozitar, i cili perbehet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Meta mund te jete ne lartesine e nje lideri opozitar vetem nese i ben partite e vogla bashke, vetem me LSI nuk mjafton. Ka plot parti qe e duan nje strehe dhe s’ka kush t’ia japi. Te gjitha keto parti te vogla duket sikur nuk shkaktojne probleme, por mund te humbin vota ne zgjedhje lokale ne nje menyre te pameshirshme.





Ilir Meta do te mbaje postin e presidentit deri ne fund te mandatit presidencial, me 24 Korrik, detyre te cilen me pas do ta marre Bajram Begaj, presidenti i ri i vendit i zgjedhur 2 dite me pare ne Parlament me 78 vota pro, 4 kunder dhe 1 abstenim.




Leave a Reply

Your email address will not be published.