Erion Veliaj: Uroj që një ditë të më dalë përballë Ilir Meta. Nuk e kam fare në listë!






Drejtuesi politik i PS per Qarkun e Tiranes, Erion Veliaj, ka komentuar aleancen e mundshme Berisha-Meta ne zgjedhjet e ardhshme vendore.

Nga Njesia 3, ku zhvilloi takimin e radhes me socialistet, Veliaj tha se PS-ja ka treguar se i mund edhe bashke, edhe veç e veç, si Saliun edhe ilirin.

“Ka shume njerez qe pyesin: Kush do kandidoje kunder nesh ne pranveren e vitit tjeter? Po a ka rendesi kjo?





Njerezit thone mos kandidon ilir Meta? Une u pergjigjem: ishalla! E dime se ai nuk eshte nga ata burra qe e mban fjalen, por them ishalla kandidon!

Ne i kemi mundur edhe ilirin, edhe Saliun; i kemi mundur edhe veç e veç, i kemi mundur edhe te dy bashke, prandaj s’na intereson fare!

Ne na nxjerr faqebardhe fakti se bejme llogarite tona, prandaj ne kete periudhe do te rigjenerojme partine tone”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u ndal edhe te rikthimi i Sali Berishes ne krye te PD-se. Ai nenvizoi se Saliu eshte nje lajm i k’eq per opoziten dhe Shqiperine.





“eshte e rendesishme qe edhe te rinjte qe do te votojne per here te pare ta dine historine, ta dine kush i mori ne qafe shqiptaret me piramidat dhe pse rikthimi i Saliut, ne fakt, eshte lajm i keq per Shqiperine dhe per opoziten.

Mund te jete lajm i mire perkohesisht per ne, por nuk eshte e shendetshme per vendin, kur njerez non-grata drejtojne opoziten. Megjithate, eshte detyra e librave te historise, e mesuesve, e familjeve, qe t’i rrefejne historine nje 18-vjeçari, kurse ne, te rinjve duhet t’u flasim per TUMO-n, per kodimin, per Piramiden dhe qendrat tona te teknologjise se informacionit; do duhet t’u flasim çfare do te bejme, si do ta çojme me lart arsimin, si do i permiresojme çerdhet, kopshtet tona, infrastrukturen e qytetit”, tha Veliaj.




Leave a Reply

Your email address will not be published.