Astrit Patozi: Më dhimbset Belind Këlliçi. Ngjan si murgesha në shtëpi publi*e






Me dhimbset shume Belind Kelliçi, tek e shoh te goditur e te sulmuar nga te gjitha krahet, pikerisht prej asaj ane, ku ai vete ka pritur qe t’i vinin, ne mos gradat, te pakten duartrokitjet.

E marr me mend dhe habine apo hutimin e tij, sidomos ne fillim, por jam i sigurt se ai edhe tani eshte ende eshte i paqarte per arsyet e ketij rrebeshi te furishem ne mes te veres.





Dhe pyetja eshte se çfare ka bere Belindi i shkrete qe te meritoje kaq shume vemendje dhe ar miqesi brenda llojit ne nje kohe kaq te shkurter, ne kushtet e nje thatesire politike, kur foltores i nevojitej çdo kuakje bretkoce, prej çfaredo pellgu qe te vinte. Sepse mendoj qe ajo nuk e ka luksin te zgjedhe ne korin perhere e me te rralluar te dishepujve te saj.

Belindi nuk ka dashur apo nuk ka pasur mundesi qe te tregoje ndonje aftesi apo cen te veçante deri tani, perveç pranimit pa vertetim te revolucionit paqesor dhe te rikthimit te pluralizmit politik ne Shqiperi, si filozofi udherrefyese e foltores.





Qe do te thote se nuk e ak uzon sot per ndonje gabim, per te cilin duhet te paguaje faturen, por edhe nuk mund t’i gjesh ndonje vlere te veçante, qe ta perfytyrosh qofte edhe per nje çast si udheheqes te perspektives.

Te pakten deri tani ai as nuk ka tradhtuar kend, por ndoshta as i ka mbajtur kujt karrigen ne parlament apo diku tjeter para se te ulet. Dhe mbi te gjitha mund te quhet si nje politikan te ri, qe ndoshta nuk i vjen mbare te perdore ate arsenalin e vrazh de te retorikes politike per kundershtarin e sidomos per ar mikun e brendshem, qe eshte edhe identiteti i formacionit, ku ai ben pjese qe nga fillimi.





Dhe paradoksi eshte se pikerisht kjo CV politike gati e panjolle eshte kthyer ne nje hall shume shqetesues per Belind Kelliçin. Sepse normaliteti kthehet ne problem te madh, kur i gjithe ambjenti eshte me dominance anormale.

eshte njesoj si te fusesh murgeshen ne nje shtepi pub like. eshte e sigurt qe do ta konsiderojne ne çast si me te perdalen dhe per pasoje edhe me te padeshirueshmen.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *