Vjosa Osmani sulmon Ramën: Vëlla me Vuçiçin dhe vëlla me Albin Kurtin nuk mund të …






Edi Rama, kryeministri i Shqiperise – fundjaven e fundit e kaloi ne Kosove. Kishte takime formale e joformale.

Me gjithe numrin e madh te takimeve, ai nuk eshte takuar me presidenten e Kosoves, Vjosa Osmanin – raportet mes tyre ne publik perceptohen si jomiqesore, shkruan gazeta Express.

Rama takoi familjen e ish-presidentit Hashim Thaçit, sipermarres, gazetare, analiste.

Madje, ka pire kafe edhe me dy kreret opozitare, Memli Krasniqin e Partise Demokratike te Kosoves (PDK) dhe Lumir Abdixhikun, kreun e Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK). Por, jo me Osmanin.





Se fundmi, Vjosa Osmani eshte kritikuar se ka prere nje fotografi ku shihej Rama. Presidenca nuk i eshte pergjigjur akuzave.

Megjithate, Haxhi Avdyli, deputet i afert me Osmanin, e ka kritikuar ashper kreun e ekzekutivit shqiptar.

“Politika e Edi Rames ndaj Kosoves, permblidhet nga fjalia e fundit ne konferencen per shtyp.





Une Albinin e kam vella, per me lejoni te jem edhe vellau i Vuçiqit”, shkruan Avdyli ne Facebook.

Reagimi i tij eshte nje pergjigje e qarte e Vjosa Osmanit per Edi Ramen, i cili e injoroi presidenten e Kosoves duke mos e takuar fare.




Leave a Reply

Your email address will not be published.