Taulant Balla tregon çelësin e suksesit: Falë …. çuam për skrap PD-në dhe LSI-në






Kryetari i Grupit Parlamentar i Partise Socialiste, Taulant Balla, ne takimin e organizuar ne Fier per zgjedhjen e drejtuesve te rinj vendor ne 61 bashkite e vendit, eshte shprehur se shpreson qe ne krye te PS ne Fier te zgjidhet nje kryetar dhe nje nen kryetare.

“Nuk e fsheh gezimin qe ne qarkun tone procesi ka qene me nje konkurrence e larte, jo vetem se kishim nje numer te madh kandidatesh 77 ne te gjithe qarkun, ne Fier 14 kandidate per postin e kryetarit, nese komisioni i ngritur nga kryesia do ta vleresoje te mundshme edhe te nenkryetares.





Pra do te kemi nje shoqe dhe nje shok ne drejtimin e PS ne Fier. Mendoj qe ky takim merr nje rendesi te veçante sepse me te mbaruar procesi i perzgjedhjes qe ka kete faze sot dhe qe vijon me mbledhjen e kryesise, do te kemi mundesine qe menjehere te vijojme konsolidimin e strukturave te partise ne nivel njesish administrative, organizate, dhe ne shtator te hyjme ne para-fushaten per zgjedhjet vendore, kur PS me patronazhistet dhe organizatat te jemi gati qe ne 1 janar te 2023 te hyjme ne fushaten zyrtare per zgjedhjet vendore.

Patronazhistet i falenderoj per punen e bere.





Dy fjale edhe per kontekstin politik ne te cilin zhvillohet procesi, kemi fituar mandatin e trete, ishte historik sepse asnje parti tjeter nuk kishte fituar 3 mandate radhazi ne vendin tone, por nuk duhet te harrojme rolin qe luan partia si struktura e vetme nderlidhes mes qytetareve dhe grupit parlamentar, drejtuesve te bashkise dhe qeverise.

eshte e vetmja garanci e mos harreses. Shqetesimet duhen adresuar ndryshe eshte e kote te kthehemi pas nje viti ne zonen me problematike.

Duhet te marrim me seriozitet çdo problematike. Mendoj qe kundershtari me i madh i PS nuk eshte ajo qe ka ngel nga PD, LSI jo e jo e çuam per skrap, kundershtari me i madh jemi ne, perfaqesuesit tane ne zyrat e shtetit qe nuk bejne punen siç duhet”, deklaroi ai.





Teksa ka kerkuar ndjese per mos pjesemarrjen ne takim te kryeministri Edi Rama, Balla tha se kjo ishte e kuptueshme pasi kreu i ekzekutivit do te marre neser pjese ne samitin e BE.

“eshte çeshtje qe BE te zgjidhe nje problem brenda vetes. Ne nje shpi e nuk bie dakord per gjithçka, jo ne nje “shtepi” me 27 anetare. Nuk eshte problem i yni, eshte pertej nesh.





Çdo shqiptar mendon qe meritojme nisjen e bisedimeve per anetaresim, neser eshte vetem nje akt ceremonial i nje procesi i cili duhet te vijoje dhe Shqiperia vendin e vet e ka ne BE”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.