Kthesë e papritur nga Gazmend Bardhi: Nuk jam as me Alibeajn. PD-së i duhet Lider ….






Deputeti demokrat Gazment Bardhi, thote se pas 32 vitesh ka ardhur koha qe Partia Demokratike te kete nje lider te ri. Duke ju referuar Sali Berishes si e shkuara, sipas tij ai nuk ka me te ardhme ne seline blu, ndaj duhet nje lider tjeter.

I ftuar ne emisionin “Top Story”, Bardhi tha se Sali Berisha nuk mund te jete e ardhmja e demokrateve sepse ai eshte izoluar nga partneret strategjike te Shqiperise. Nje vit me pare, Berisha dhe familja e tij u shpallen “non-grata” nga SHBA.





Dua te them qe ne nuk duam qe te kemi nje beteje brenda PD-se por Berisha eshte ai qe vendosi fokusin e betejes brenda PD-se. Personalisht kam bere nje zgjedhje per te gjithe njerezit qe kane besuar tek une se per çdo shpifje qe ben Berisha ndaj meje, une do ti pergjigjem me nje te vertete ndaj tij.





Ate qe une besoj, qe ai nuk eshte e ardhmja e PD-se e kam thene e do ta them me ze te larte. Jam i bindur qe ne politike nese ben gjerat qe besojne koha do te jape te drejte. Une besoj qe Berisha nuk eshte e ardhmja e PD-se. Ai eshte i izoluar nga partneret tane strategjike dhe pas 32 vitesh PD-ja duhet te prodhoje nje lider te ri”, u shpreh deputeti Bardhi.




Leave a Reply

Your email address will not be published.