Ilir Meta zbulon planin e ndarjes së PD-së në 2 pjesë






Ilir Meta ka deklaruar se perpjekjet per ta ndare PD-ne ne 2 pjese ishin bere qe ne miratimin e Reformes ne Drejtesi.

Pyetje: Na thoni dy fjale per Reformen ne Drejtesi, se ju e keni firmosur pa hezituar.

Presidenti Meta: Ne kete vend, nuk ka nje individ, ku nderkohe ka qene ne 2 institucionet kryesore me te larta te shtetit ne keto 9 vite, siç eshte Ilir Meta, i cili para se te ishte ne detyren e Presidenti ishte prej 4 vjetesh ne detyren e Kryetarit te Parlamentit.





Nuk ka njeri me te perkushtuar, qe e ka treguar me vullnet, me transparence, me bashkepunim interesin per t’iu permbajtur asaj Reforme ne Drejtesi, qe kerkonin qytetaret shqiptare. Te gjithe tashme e dine, qe Reforma u kthye ne Ramaforme dhe kete gje une e kam thene prej kohesh.
Drejtesia mori formen e zotit Rama, siç edhe ka marre formen e tij çdo institucion tjeter ne kete vend.

Nuk eshte ajo drejtesia e pavarur qe pritej, se po te ishte, Shqiperia nuk do te shkonte pikiate ne renditjen e Transparency International, Reportereve pa Kufij dhe Listes se Investimeve.





Sepse ne te kunderten, 1 kilometer rruge nuk do shkonte 6 here me shtrenjte sesa ne Serbi dhe per kete nuk ka asnje arsye.
Kjo do te thote 6 here me shume korrupsion dhe fiktivitet ne projektet, qe behen dhe normalisht i bie 6 here me pak rruge qe, mund te ishin bere gjate kesaj periudhe.

Nje pyetje per te gjithe, si u realizuan ato 140 vota? Meqenese dhe po afrohet data 22 korrik, 6 vjet me pare? Ato u realizuan fale insistimit, vendosmerise se Kryetarit te Kuvendit ne ate kohe Ilir Meta dhe ky eshte fakt.





Ate kohe pati perpjekje per te bere nje loje, per te bere nje kauze, per ta ndare qe ne atehere Partine Demokratike ne dy pjese.

Por, ishte Ilir Meta qe vendosi digen dhe tha; qe kjo gje do behet me konsensus siç edhe kemi rene dakord!

Kush po i bente keto lojera? Dihet edhe kush nuk erdhi, dhe Reforma u realizua dhe u be shume mire ne ate menyre sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias, per te cilat kishim rene dakord.

Zbatimi i saj me pas dihet, qe u be teresisht ne kundershtim me Kushtetuten, siç edhe u zgjodh edhe Prokurori i Pergjithshem me 69 vota.

Historite, qe pasuan me pas dihen tashme nga te gjithe.

Siç eshte jane vonesat per Gjykaten Kushtetuese, betimet te noteri te Lana.

Por Ilir Meta, gjithmone u perpoq t’i parandalonte qe Shqiperia, asnje dite mos te ngelte pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te Larte.





Dhe te mos arrinim ne kete situate, ku shpikim gjoja zgjidhje shkurtimin e gjykatave ne te gjithe vendin.

Kjo do te thote, qe u be gati i pamundur aksesi per qytetaret shqiptar edhe per çeshtjet me te thjeshta, qe ata do te duhen ti drejtohen gjykates per te kerkuar drejtesi, sepse kishte nje interes per ta kapur drejtesine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *