Nënkryetari i PD: Rama braktisi samitin e BE dhe jep deklaratë skandaloze, favorizon Serbi…

Skandaloze i ka cilësuar nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh pesimist për hapjen e negociatave, ndërsa paralajmëroi edhe bojkotin e Shqipërisë në samitin e BE-së. Boçi tha se deklarata të tilla dëmtojnë investimin në tre dekada të shqiptarëve në ëndrrën e tyre evropiane. Demokrati theksoi se Rama luan lojën e dikujt tjetër, duke shtuar se në këtë rast favorizohet Serbia.

Skandaloze i ka cilësuar nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh pesimist për hapjen e negociatave, ndërsa paralajmëroi edhe bojkotin e Shqipërisë në samitin e BE-së.

I ftuar në ABC, Boçi tha se deklarata të tilla dëmtojnë investimin në tre dekada të shqiptarëve në ëndrrën e tyre evropiane. Demokrati theksoi se Rama luan lojën e dikujt tjetër, duke shtuar se në këtë rast favorizohet Serbia. Duket që Rama bën lojën e dikujt tjetër. Samiti kishte edhe një natyrë simbolike për Ukrainën, duke qenë në këtë lloj atmosfere nuk mund të bësh deklarata të tillë edhe sikur të të jetë bërë padrejtësi e madhe. Më e favorizuar është Serbia, që i rri mirë ky qëndrim. Rama nuk mund ta bënte një deklaratë të tillë. Nuk është rastësore.”-tha Boçi.b

Leave a Reply

Your email address will not be published.