Deklarata e fortë e Berishës: Harta e re gjyqësore, pjesë e platformës për spastrimin etnik të shqiptarëve…

Nga tryeza me avokatët që kundërshtojnë hartën e re gjyqësore, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti alarmin lidhur me atë se cili është qëllimi i këtij dokumenti qeveritar. Berisha u shpreh se harta e re e drejtësisë është pjesë integrale e platformës për të mundësuar spastrimin etnik të këtij vendi.

Harta e drejtësisë ka një synim tjetër. Është pjesë integrale e platformës së spastrimit etnik të këtij vendi. Ju jeni njerëz të cilët lexoni. Avokati është gjithmonë më i lidhuri me problematikat e qytetarëve. Në doktrinat e shpopullimit dhe spastrimit etnik nuk është e para ekzekutimi masiv, jo, mërzitja masive, intimidimi masiv, shkatërrimi i shërbimeve. Këto janë parimet e para mbi të cilat bazohet doktrina e Çubrilloviç dhe çubrilloviçëve kudo që janë ndaj popullatave civile.

Një familje në Vermosh apo Konispol, sa rrinë dhe sillen hoteleve të Tiranës për një gjykim, e i duhet të shesë lopët e gjithçka ka, më mirë thotë po shkoj në Mal të Zi dhe s’po jetoj në Shqipëri. Kjo ndodh dhe është absolutisht mekanizëm i saktë, i qartë, i mërzitjes, i spastrimit etnik të qytetarëve shqiptarë. Ndaj dhe duke shprehur vlerësimin tim më të madh për reagimin tuaj, ju garantoj për mbështetje të plotë të Partisë Demokratike dhe ju ftoj të vazhdoni këtë betejë gjer në rikthimin dhe rivendosjen e parimeve të shëndosha në këtë sistem, tashmë një shtyllë vertebrore e shtetit shqiptar, e prerë në mes dhe që nuk funksionon, tha Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *