Berisha: Banda qeveritare e Elbasanit e pajisur me certifikatë sigurie për NATO…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar gjatë ditës së sotme pas publikimit në media të një skandali të ri të qeverisë Rama.

“Banda qeveritare e Elbasanit e pajisur me certifikatë sigurie për NATO”, shkruan Berisha, pas publikimit se motra e të arrestuarit Nuredin Dumani është pajisur nga DSIK me certifikate sigurie të nivelit të lartë.

 

Ja mesazhi i plotë i Berishës. Super skandal i ri! Banda qeveritare e Elbasanit e pajisur me çertifikatë sigurie për Nato. Miq, Njëra prej bandave më të rrezikshme në Europë dispononte edhe çertifikatë sigurie për NATO-n.

Mediet informojnë sot se me datën 06.06.2022, motra e vrasësit serial Nuredin Dumani u pajis nga drejtori i përgjithshëm i DSIK, i cili varet direkt nga Edi Rama, me certifikatë sigurie për të lexuar edhe dokumentet sekrete të NATO-s. Kjo u bë me kërkesë të Ministres së Jashtme Olta Xhaçkës.

Ky super skandal ndodhi pikërisht në ditët kur i vëllai i saj depononte në prokurori serinë e vrasjeve me pagesë që ai ka kryer, por edhe lakimin e Taulant Ballës dhe qeveritarëve të tjerë të lartë si të përfshirë në veprimtaritë e bandës.

Dënoj me forcën më të madhe këtë superskandal që dëshmon lidhjet e tmerrshme të niveleve më të larta të qeverisë me krimin. #sb

Leave a Reply

Your email address will not be published.