Berisha-Meta/ Shprehet Deputeti Salianji: Ja pse nuk e ndalojmë dot bashkëpunimin e tyre pas 25 korrikut

Deputeti i PD Salianji komentoi dhe u ndal tek foto e Ilir Metes me Sali Berishen ne Baku te Azerbajxhanit. Ai komentoi se bashkepunimi mes tyre pas 24 korrikut eshte nje realitet qe nuk mund te shmanget. Sipas Salianjit, i ashtuquajturi front opozitar ka si qellim paresor largimin e Edi Rames nga pushteti.

“Ajo qe na bashkon te gjitheve eshte pa dyshim beteja me qeverine. Foto ne fjale eshte shperfaqja publike e nje aleance te dy njerezve qe edhe jane luf’tuar shume, por edhe kane bashkepunuar shume per interesa te perbashketa siç eshte edhe largimi i Edi Rames. E shoh si nje realitet qe pas 24 korrikut do te kete nje bashkepunim mes Berishes dhe Metes dhe nuk e shmangim dot. Mendojs e Berisha do ta kishte shume te veshtire per t’u paraqitur si alternative konkurruese nese nuk afron rreth vetes disa figura apo njerez te terrenit. Fronti opozitar perfshin te gjithe njerezit qe edhe pse mund te kene perplasje ideologjish, i bashkon lufta me Edi Ramen qe kontrollon sot te gjithe pushtetet. Ne kete situate fronti opozitar eshte i domosdoshem, por nga e thena ne te bere do pune” – tha Ervin Salianji.

Ai shtoi se ishte Sali Berisha ai qe e ka mbajtur Lulzim Bashen edhe pas humbjes ne 25 Prill. Salianji u shpreh se kreu i PD duhet te kaperceje vetveten per t’i dhene opozites nje mundesi.

“Nje nga deshtimet me te medha te Sali Berishes ishte zoti Basha. Une jam i bindur qe ne mos i vetmi, ai eshte kryesori per te kapercyer veten per t’i dhene opozitarizmit nje pamje tjeter” – tha deputeti demokrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *