Berisha shpërthen me tone të forta: Vjedhje! Të merren masa urgjente kundër Ramës dhe …

Çmimi i naftës arriti sot rekordin historik, me vendim nga i ashtuquajturi Bordi i Transparencës. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar vendimin e bordit të Ramës, duke i akuzuar se po abuzojnë në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Bordi kom_unist i Ramës nuk ka të ndaluar!”, shkruan Berisha në llogarinë e tij të Facebook, ndërsa bën thirrje për marrjen e masave urgjente, ose në të kundërt, sqaron kryedemokrati, “çmenduria e këtij njeriu do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar”.

“Çmimi i naftës në rajon ka një diference të madhe me Shqipërinë, e faji këtu është kryekëput i qeverisë dhe Edi Ramës. Masa të menjëhershme duhen ndërmarrë ose çmenduria e këtij njeriu do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar”, shkruan Berisha në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *