Balla sfidon opozitën, duke u tallur me Shqipateret: Ju ftoj nesër në Lushnjë për çmimet: Është vit i mbarë për katundin…

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, sfidoi kolegët e opozitës në Kuvend, që akuzuan qeverinë për krizën e çmimeve, teksa i ftoi që të shkojnë nesër në Lushnjë për të parë me sa i kanë dhënë këtë vit fermerët produktet e tyre.

“Ju pres nesër kushdo nga ju, të shkojmë te grumbulluesit në Lushnjë, e t’iu thonë ata me sa ua morën produktet këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar. Ne nuk duhet të krahasohemi me ju, se s’kemi ç’të krahasohemi”, tha Balla.

Më tej, Balla foli me shifra, duke theksuar se produktet në eksport deri në vitin 2013 ishin 140 milionë dollarë dhe asnjë produkt blegtoral shqiptar nuk dilte jashtë kufirit, madje as në Kosovë, ndërsa sot sipas tij, vlera ka shkuar në 480 milionë dollarë, dhe brenda vitit 2025 do të arrihet parashikimi i 1 milion dollarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.