Meta:Harta e re gjyqësore po shkel Kushtetutën, rrit koston për qytetarët…

Shkrirja e një numri kaq të madh të Gjykatave të Shkallës së Parë në Rrethe (13 gjykata) dhe Gjykatave të Apeleve (5 Gjykata), me justifikimin se nuk ka gjyqtarë, nuk është zgjidhja as më e mirë, as më e përshtatshme, dhe kurrësesi nuk mundet të jetë në përputhje me standardet europiane.

Grumbullimi i gjyqtarëve në një godinë, as nuk përshpejton proceset gjyqësore, as nuk zgjidh problematikën tepër shqetësuese të stokut të çështjeve të mbartura prej vitit 2016-2017, dhe as e ul mbingarkesës e gjyqtarëve, aq më pak, as nuk plotëson vendet bosh të krijuara në sistem.

Komiteti Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka konstatuar dhe bërë prezent për gjithë opinionin publik se, vendimi për miratimin e hartës së re gjyqësore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta, si dhe me keqardhje konstaton se ky vendim është në përkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuara në proceset penale, civile e administrative të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve.

Nisur nga numri i vogël i gjyqtarëve në sistem sot, por dhe nga numri i lartë i çështjeve gjyqësore stok (të mbartura dhe të pashqyrtuara), nëse harta e re gjyqësore, do të miratohet përfundimisht sipas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, atëherë natyrshëm do të kemi:

-shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta.

-Kufizim/cenim të aksesit në sistemin e drejtësisë;

-Rritjen e kostove për qytetarin dhe përdoruesit real të gjykatave, si dhe gjithë profesionet e lira të lidhura me sistemin gjyqësor;

-Tronditje të sistemit gjyqësor në tërësi përgjatë fazës tranzitore;

-Përqendrim të vendimmarrjes së formës së prerë, vetëm në disa gjyqtarë në Tiranë;

-Përmes vështirësive, kohës së gjatë të pritjes për një vendim, si dhe rritjes së kostove të ndjekjes së rrugës gjyqësor, do të rritet ndjeshëm humbja e interesit të qytetarit për të ndjekur rrugën ligjore, dhe kjo natyrshëm përligj shqetësimin se mund të sjellë rritjen e fenomenit të vetëgjyqësisë”, mbyllet reagimi i Metës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.