Përpjekjet e fundit të Bashës për të mbajtur karrigen, ja cila eshte levizja e fundit…

U shkarkua nga Kuvendi/ Përpjekjet e fundit të Bashës për të mbajtur karrigen

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka nisur përpjekjet e fudnit për të mbajtur karrigen e tij.

Burime bëjnë të ditur se Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur nga Basha në orën 18:00 ka shkarkuar 11 kryetarë të degëve. Bëhet fjalë për kryetar të degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Këta kryetarë të degëve të PD kanë mbështetur Sali Berishën gjatë Foltoreve por edhe morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të zhvilluar ditën e sotme.

Mbledhja e kryesisë po zhvillohet pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të iniciuar nga Sali Berisha, ku delegatët vendosën që të votojnë me 4446 vota pro për shkarkimin e Bashës, për thyerje të rënda të statutit të PD për marrje të kompetencave.

“Të pranishëm 25, kemi kuorum.

Presim zotin Gjana se po vjen nga kujesi, të tjerët nuk kanë ardhur se ndihen të vetëshkarkuar.

Tubimi i sotëm pas shpalljes non grata të zotit Berisha. Ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim i vulës, logos.

Propozimi për rendin e sotëm të ditës

1. Hapi i parë që duhet hedhur është thirrja e Këshillit Kombëtar nesër. Parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit Kombëtar për çështje si: kursit të ndjekur nga PD për vlerët properendimore pro NATO dhe SHBA dhe qëndrimi ndaj disa anëtarëve të saj për shkeljen e statutit
2. Marrja e disa masave disiplinore që janë në tagrin e tij
3. Qëndrim politik nga Kryesia
4. Marrja e masave që janë në tagrin e Kryesisë. Psh shkarkimini i 11 kryetarë dege që refuzuan të zbatojnë vendimin e Kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 18”, mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje Kryesie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *