Shehu: Rama po fsheh realitetin dhe korrupsionin e larte ne shendetesi duke larguar mjeket…

Deputeti demokrat Tritan Shehu në një tryezë diskutimi me kreun e PD Sali Berisha dhe mjekët diskutuan për problematikat në sistemin shëndetësor.

Shehu tha se sistemi shëndetësor në Shqipëri është më i centralizuari në Europë, shumë larg meritokracisë.Sakaq, ai theksoi se shërbimi shëndetësor është i mbushur me korrupsion shtetëror ndërsa përmendi PPP-të korruptive. Më i centralizuar se ka qenë në kohën e sistemit komunist. Shembull është drafti i fundit në parlament, ligji për spitalet.

Shërbimi shëndetësor është i mbushur me korrupsion shtetëror, mjafton të shohim PPP-të e famshme që kanë krijuar monopole private nacionale të financuara nga shteti, gërryese të sistemit tonë shëndetësor. Goditen qytetarët, mjekët, goditen për dy arsye, e para për të maskuar realitetin korruptiv shtetëror dhe e dyta për të terrorizuar kolegët tanë.”-tha Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.