Alibeaj nuk arriti te behet “President” por tregon qe eshte serish ushtar i betuar i Rames dhe Balles…

Enkelejd Alibeaj, edhe pse pa asnjë mandat e pa kompetenca nga Partia Demokratike, mbledh disa deputetë në seli duke e quajtur mbledhje të grupit parlamentar. Numri sa vjen e tkurret. Nga 21 deputetë që ishin në mbledhjen e mëparshme, sot Alibeajt i shkuan vetëm 16 ligjvënës dhe mbledhja është e dështuar.

Edhe sot Alibeaj u betua si ushtar i bindur i Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Si të mos i mjaftojë tallja dhe keqpërdorimi që socialistët i bënë në procesin e zgjedhjes së Presidentit, Enkelejd Alibeaj nuk tërhiqet nga marrëzia e tij për t’i shkuar pas lojës, mazhorancës, në çdo rast.

Përbërja e Komisionit të Reformës Territoriale Alibeaj-Balla nuk përfaqëson Partinë Demokratike, por dyshen në fjalë. Vendimet do të merren nga organet drejtuese të Partisë Demokratike dhe në çdo rast selia blu do të konsultohet me grupet e interesit për ndarjen e re administrative të vendit.

Edi Rama dhe Taulant Balla nuk kanë për qëllim të bëjnë një Reformë Territoriale transparente dhe gjithëpërfshirëse, por njësoj si me procesin e ‘Presidentit’, t’i diktojnë vendit dhe qytetarëve zgjedhjet që përmbushin interesat e tyre.

E pjesë e kësaj loje të shëmtuar, i faktuar tashmë është edhe Enkelejd Alibeaj e grupi i vogël që shkon pas tij.

Komisioni për Reformën Territoriale i ngritur nga Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla nuk synon rindarjen administrative të vendit për t’i shërbyer qytetarëve, por për të kënaqur orekset elektorale të Edi Ramës, të cilit i intereson shndërrimi i vendit në çiflig.

Leave a Reply

Your email address will not be published.