Spiropali: Ju siguroj që Kryeministrin e kemi në TOP FORMË! Ja çfarë i sygjeroj opozitës





Duke folur per emisionin ‘Kontrast’, Spiropali shtoi se :

“Opozita eshte ne nje situate te veshtire dhe katandisje qe ka filluar te ndikoje edhe aromen ne Parlament. Po te shihni eshte gjuha tipike e Sali Berishes qe ka infe ktuar edhe plot te tjere. Me njerez qe nuk kane dale nga emancipimi i ulet politik e ke gjithmone e me te veshtire e te komunikosh. Por ne kemi parasysh qe perballe se pari kemi publikun. Nuk do te kete asnje shans qe Partia Socialiste te transformohet ne ate nivel ne skenen politike apo ne qeverisje” – tha ajo. Spiropali iro nizoi edhe shpalljen e frontit te ri opozitar nga Sali Berisha. Ne ‘Kontrast’ ministrja deklaroi se ky front mund te kishte shume mire disa emra qe perkojne me sjelljen e PD dhe LSI.





“Mund t’i sugjeronim Aleanca e Gjirit te Lalzit apo Aleanca e Sovranisteve Shqiptare. Sepse kane shpallur sovranitetin ndaj partnereve amerikane, edhe pse atyre u kemi borxh ekzistencen e dy shteteve shqiptare qe kemi sot. Une e shoh frontin e ri opozitar si ‘utupia’ (Ushtria e Turcpit te Ushtarve Pa Ide e pa Atdhe)” – tha Spiropali. E pyetur per ndryshime te mundshme ne qeveri, ministrja u shpreh se ekipi aktual eshte ne forme. Sipas Elisa Spiropalit, Partia Socialiste eshte e gatshme ne çdo moment qe te formoje nje kabinet te suksesshem qeveritar, fal burimeve njerezore qe ka.





“Une i shoh ministrat ne forme. Qeverine e shoh te motivuar, Kryeministrin dhe ekipin. Pastaj ne jemi lojtare qe kur japim shenja lodhjeje vjen dikush tjeter ne kabinet. Partia Socialiste i ka te gjitha kapacitetet per te formuar ne çdo moment nje qeveri shume te mire” – tha Spiropali ne panelin e ‘Kontrast’ me gazetaret Lorenc Vangjeli e Denis Minga.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *