Kuvendi i Berishësh jep shkendinë e parë/Çmendet Basha, mbledh Kryesinë e shkarkuar për të përjashtuar 5000 delegatët…

Çmenduria në partinë e vulës nuk ka fund.

Kryetari në prag të shkarkimit, Lulzim Basha ka autorizuar ish-Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi të thërrasë në një mbledhje urgjente Kryesinë që u shkarkua pak orë më parë nga 5 mijë delegatët e Kuvendit Kombëtar.

Basha ka thirrur ish-Kryesinë me idenë se do të shkarkojnë 5 mijë delegatët që votuan sot unanimisht ndryshimet statutore si dhe shfuqizuan vendimet e fundit të Lulzim Bashës.

Ndër to, edhe vendimin për Kuvendin e 18 dhjetorit, ndërsa në këtë ditë do të zhvillohet referendumi i anëtarësisë për të ratifikuar vendimet e Kuvendit të ditës së sotme.

Megjithatë, çfarë do lloj vendimi që të marrë Lulzim Basha me Kryesinë e shkarkur ato nuk kanë asnjë vlerë statutore, pasi statuti i ri me ndryshimet e miratuara sot, ka hyrë në fuqi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.