Rama bën ironikun: Sot pasdite më keni në frigoriferin tuaj për të…

Kryeministri Edi Rama nuk ka folur asnjë fjalë për arrestimin e ish-bashkiakut të tij të Vorës Agim Kajmaku, i cili u kap me 20 kg kokainë në Itali. Gjatë inaugurimit të ambienteve të reja sportive, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, Rama ka bërë ironi duke shkëmbyer edhe batuta me të pranishmit.

Rama: Hapni frigoriferin sot pasdite po ju mori malli për mua. Dua të nënvizoj se në bashkëpunim me Komitetin olimpik Shqiptar, qeveria do të mbështesë në vijimësi rritjen e kësaj lëvizjeje, krijimin e klasave dhe skuadrave sportive në të gjitha shkollat e vendit. Krijimin e kampionateve në nivel bashkie, në nivel qarku dhe në nivel kombëtar, si dhe fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive në të gjithë territorin, për të bërë dhe lidhjen pastaj mes lëvizjes olimpike në shkolla dhe atyre që do të vazhdojnë të merren me sport në nivel profesionist.

 

Është shumë e qartë që ju keni ardhur këtu për t’u argëtuar, jo për të dëgjuar fjalime. Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin sot pasdite dhe më keni edhe në frigorifer po deshët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.