Nazarko nuk përmbahet: Rama dhe Kurti, dy parazitë tipik ballkanik, miq të ngushtë me Vuçiç






Kreret e politikes sone, analisti Shpetim Nazarko, i cileson me matrioshkat ruse, qe dalin gjithnje e me permasa me te vogla dhe se sjellja e tyre eshte afersisht si e Putinit.

eshte e vertete qe Europa nuk eshte ajo e dasmes! Thote po une do ju shfrytezoj, dua qe para se te futeni te gardhi im te keni gjykata te mira, rruge te mira, punonjes te kualifikuar.

Do ju pushtoj po do ju bej te afte. Europa kujdeset per Shqiperine ne nje plan tjeter. Procesi i Berlinit thote se do e fus Shqiperine ne loje sepse me intereson si treg, por dua tregun e njerezve te kualifikuar.





Kurse ‘Ballkani i Hapur’ e percepton si lehtesim procedurash. Po per ato procedura eshte me e interesuar Serbia, sa me shume t’i lehtesoje, aq me shume hyn malli serb. Me çfare do e munde Rama me bujqesine?

Kur jemi i vetmi vend qe s’ka bere reformen agrare. Me nje vend i cili ka zhdukur perfundimisht hekurudhen, kur gjithe eksportet i ka te renda. Hoqi portin e Durresit. eshte nje vend pa porte. Me nje vend qe do te bej turizem pa bere bujqesi.

Te shet grure te kalbur nga ato qe hane kuajt. Gruri serb nga 33 elemente qe duhet te kete, 32 nuk i ka. Dhe na e shet miell per biskota. Gjermani do nje punetor te kualifikuar, kurse serbi do te shese ate grurin. Se po ju mbush mendja mund te vije dhe per turizem”, shprehet ai.





Nazarko shtoi se per nismen “Ballkani i Hapur”, Rama ka te drejte per vonimin ne Dogana, por shtoi se nuk mendon se duhet te ngrihen tambura, qe po behet “Ballkani i Hapur”, duke e cilesuar si histori nepunesash te vegjel, jo per te ngritur furtune dhe per te bere sherr.

“Qofte Albini, qofte Edi jane dy parazite te vegjel ballkanike me traditen hoxhiste, qe do pushtojne boten me menyren e tyre te menduarit, ne menyre te gabuar.

Nese do uleshin me njeri- tjetrin, ti ke hidrocentralet ne veri, nese do benin hekurudhen qe Kosova te sillte turistet e vete ne Durres shpejt, nese do merreshin me ekonomine, te forcoheshin, te uleshin e te mos benin çdo vit paraqitje te Lidhja e Prizrenit, me broçkullat tona. Keta dy njerez do i de’noje historia.

Kemi 20 vjet qe s’kemi asnje gje, vertete Kosova eshte nje province shqiptare, por ne pozicionin e vete gjeografik eshte ne koke te Shqiperise, s’ka interes te vije ne Durres. Futet me shpejt ne Europe me mjete te tjera, se dhe ekonomi te vogel ka.





Nese Rama do te hyje ne histori bashke me Albinin, ka vetem nje mundesi, te ulen aty, te marrin stafe ustallaresh, dhe te shohin a mund te bejne vertete nje hekurudhe qe te lidhin vendit dhe te sjellin mallrat, te organizojne bujqesine, apo turizmin.

Te shohim per lidhje te nje lloji tjeter. Ne pretendojme te bejme turizem, kur s’kemi toke, e perfytyron nje bujqesi moderne, kur je i copezuar dhe s’ke bere reforme agrare.

I quaj parazite tipik ballkanik, vik tima te shprehjes gjeniale te Bismarkut, qe ne Ballkan prodhojne me shume histori nga sa konsumojne dhe vijne verdalle. Populli real ka kohe qe i kupton dhe i shikon me nenvleftesine”, tha Nazarko.

Lidhur me mbledhjen e radhes se perbashket mes qeverise se Shqiperise dhe asaj te Kosoves, Nazarko iro nizoi duke thene se do marrin prape angazhime per angazhimet e marra.





Sipas tij, te pakten duhet te ishte nje hekurudhe qe do sillte qymyret e Kosoves, per te sjelle shqiptaret e Kosoves si turiste, dhe per te rregulluar bilancet e bujqesise se ne prodhojme nje muaj para tyre dhe mund te krijohen keshtu diferenca.

“Ne momentin qe Shqiperia do te bente lidhjen me korridorin e tete, mund te dilte ne Qafe Thane ose Gostivar dhe lidhej me Kosoven dhe lidhnim tere pjeset e kombit.





Po Rama po shkon ne tjeter drejtim, siç ka bere Berisha dhe Nano dikur. Besoj se keta njerez, me qe te dy jane njerez letrash, duhet ti binden nje shprehje te Havelit: Keto vende drejtohen vetem me nje menyre, me tri shtim. Ta shikoje me tri shtim.

Rama duhet te merret me gjera konkrete, nuk mundet qe 150 milione euro te IPARD te kthehen ne bujtina. Por te planezohet qe tokat e copetuara te kthehen ne avantazh”, perfundoi Nazarko.

Leave a Reply

Your email address will not be published.