Është Dështim/ Kancelari Gjerman Olaf Scholz nuk pranon kategorikisht “Ballkanin e Hapur”.






Ish-zv.Ministrja e Jashtme e Shqiperise, Edhit Harxhi deklaroi se kancelari gjerman Olaf Scholz nuk e mbeshtet nismen “Ballkani i Hapur”.

Ajo tha se nje nga arsyet qe ai gjate vizites ne rajon nuk erdhi ne Shqiperi, eshte pikerisht se ai eshte kunder kesaj nisme, pasi ka kerkuar qe te zbatohet procesi i Berlinit.





Nderkohe Harxhi theksoi se “Open Ballkan” ndryshe nga sa pretendon kryeministri Edi Rama, nuk mund te zgjidhe problemet mes Kosoves dhe Serbise.

Pjese nga diskutimi:

Xhokaxhi: Scholz ka qene ne Prishtine, nje nga pikat e diskutuara ka qene njohja e Kosoves nga Serbia, i menjehershem ka qene reagimi i Rusise?





Harxhi: Ne e dime mbeshtetjen qe Moska i ka dhene Beogradit, e pame javen e shkuar me mbeshtetjen qe i dha Beogradit, e kemi para me mbeshtetjen me naften. Mbeshtetja eshte aty, sa here flitet per Ukrainen dhe Krimene, Putin dhe Lavrovv e krahasojne me Kosoven. Dua tu them se mbeshtetja nuk eshte diçka e re, ajo qe pame re eshte se pas Ballkanit te Hapur, Scholz nuk erdhi ne Shqiperi, pasi Shqiperia insiston per Ballkanin e Hapur, dhe kancelari nuk do te flase per kete gje, pasi kerkon vetem procesin e Berlinit. E dyta eshte se procesi i Berlinit eshte i vetmi proces qe do te integroje Ballkanin perendimor ne BE.





Open Ballkan eshte nje desh’tim i madh dhe aventure e liderve ballkanike per t’i bere sfide BE-se. Nuk mund te kete asnje lloj zgjedhjeje per procesin e zgjidhjes per Kosoven dhe Serbise, permes kesaj zgjidhjeje.




Leave a Reply

Your email address will not be published.