Berisha: Qytetarët nuk e presin shtatorin! Alibeaj e Bardhi i shërbejnë Ramës, ato duhet të…

Kryetari demokrat, Sali Berisha paralajmëroi se protestat qytetare do të jenë gjatë verës pasi sipas tij “qytetarët nuk mund të presin shtatorin”.

“Shpresoj edhe më parë. Qytetarët e kanë të vështirë të presin deri në shtator,” tha ai.Ditën e shtunë, Berisha ka thirrur mbledhje me kryetarët e degëve të PD në rrethe. Për këtë takim, Berisha tha se një temë e rëndësishme do jetë edhe diskutimi për organizimin e këtyre protestave.

“Kjo është mbledhja e parë e kësaj natyre, në të cilën ata do marrin detyrat për drejtimet e punës së PD në periudhën që vjen. Nuk mund të ketë dyshim që protesta do të jetë temë diskutimi shumë e rëndësishme. PD duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist e vetëm shqiptarët mund ta bëjnë atë”.

Berisha ashpërsoi tonet edhe ndaj Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit.

“Veglat e Edi Ramës janë në shërbim të Ramës. Siç bënë lojën e neveritshme të presidentit në funksion të imazhit të tij dhe Ramës, marrin përsipër që të keqshfrytëzohen për komisione te reformave të Ramës. Ne do të bashkohemi me ata të cilët janë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim monist, i bazuar në krimin, drogën,” tha Berisha.

“Të besosh trillimet e Gazment Bashës është sikur të besosh Lulzim Bashën. Njësoj! Nuk bllokojmë ne, por mund t’ju them se Ali Basha dhe Gaz Basha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Ramës. Mbajeni mend këtë që ju them. S’do jetë e largët dita kur të kuptohet qëllimi i këtyre”, tha Berisha.

Më tej Berisha u shpreh i qartë se nuk do të marrë pjesë të asnjë farsë të organizuar nga kryeministri Edi Rama.

“Ne nuk marrim pjesë në farsa të organizuar nga Edi Rama dhe të keqshfrytëzuarit e tij opozitarë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.