Sali Berisha bën akuza të forta për kreu e Grupit të PS, Taulant Balla: Dumani s’pranoi të bashkëpunonte me të, i kërkoi të bënte fushatë për të..

Kreu i PD Sali Berisha ka bërë akuza të forta për kreu e Grupit të PS, Taulant Balla në komunikim e tij të zhvilluar për mediat.Ndër të tjera Berisha tha se Prokuroria i ka të gjitha provat, ndërsa shtoi se ai vetë ka zgjedhur që t’ja thotë të vërtetat Ballës vetëm në Parlament. Berisha nuk flet pa provat dhe fakte. Garantoj se do t’ja them në sy në parlament.

Ka kaluar një vit? Berisha: Jo. Dumani ka disa javë që ka filluar të flasë. Unë ju them se do t’ja them në parlament. Nuk ka nevojë t’ja jap unë prokurorisë , i ka të gjitha në dosje. Mund të thuash pse po i fshehë Prokuroria sepse i ka në dosje. Do të them shumë të tjera. Unë do t’ja them në Parlament sy më sy. Atij dhe cilitdo. Ka opozitë të vërtetë.

Çdo gjë dhe shumë të tjera…Ai duhet të tregojë si e shpërbleu Dumanin për ta shpëlarë nga akti i vendosjes së revoles…Ata tregojnë që po e ka vendosur, dyshojnë sepse ky i ka kërkuar të marrin pjesë në fushatën e tij elektorale dhe ai i ka thënë jo. Revolen ia kanë vendosur në një vend që e shihnin të gjithë…Për revolen e fshehur , pesë vetë janë në burg për këtë. Edhe kuptohet që revolën e kanë vendosur.

Po si do e shihnin në një vend të dukshëm një revole krimi? E kanë zor për të gjetur një revole? Se s’mund ta hidhte ai në Shkumbin. Drejtësia vonon, por nuk harron. Kështu që Tao se ka punën mirë. Ka probleme me drejtësinë. Do ketë, jua them unë juve. Ka dhe probleme të tjera ai.
Do i bëj publike, por kur do i gjykoj unë. Ai gradualisht do të shkojë atje ku e meriton. Ka problem, është njeri me shumë probleme.”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.