SKANDAL/ Rama merr drejtimin e Kuvendit dhe i heq fjalën opozitës dhe Berishës…

Një tjetër skandal u shënua këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama mbajti një tjetër fjalim të turpshëm me fyerjet e zakonshme kundër opozitës.

Por pikërisht kur opozita dhe kreu i saj, Sali Berisha kërkuan fjalën, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ua mohoi këtë drejtë. Jo vetëm kaq, por kryeministri Edi Rama mori rolin e kryetarit të Kuvendit, duke thënë se Berisha nuk duhet të flasë.

“Je i padëshirueshëm. Je non-grata. Nuk ka fjalë për ty,” përsëriti Rama disa herë. “Nuk ka procedure për non-gratat”. Kurse kryetari demokrat, Sali Berisha tha se ky është një akt i turpshëm.

“Nuk ka zë opozita, kush je ti që e cakton se kush është opozita dhe se kush duhet të flasë në Kuvend,” tha deputeti Flamur Noka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.