Rama: Serbet dhe Vucic jane familja jone ato na dhanë grurë se nuk do kishim bukë…

Për të kuptuar se sa e mjeruar është Shqipëria e Edi Ramës dhe sa e varur do bëhet ajo nga Serbia, mjaftojnë deklaratat e sotme në Ohër.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, që e ka nisur këtë iniciativë serbomadhe, deklaroi se do të ndihmojë Shqipërinë e varfër me helikoptere për zjarret.

Në kohën kur qeverisja e korruptuar e Edi Ramës e ka degraduar flotën ajrore, Vuçiç tha se do jetë gati për ndihmë.“Ne presim helikopterë plotësues që kemi blerë për shuarjen e zjarreve, sepse do të kemi verë të nxehtë, dhe do të ndihmojmë miqtë tanë nga Shqipëria. Kërkoj falje që ju bezdisa, kam shumë entuziazëm, shpresa, ambicie, që të bëjmë gjëra të mëdha. Mos u hidhëroni, nuk e kam atë sindromë të kërkimit të faljes, nëse dëshironi, urdhëroni, në të kundërt jo, askush nuk ju detyron”, u shpreh Vuçiç.

Kurse Rama shkoi më tej, kur tha se falë Serbisë, e cila vendosi të na jepte grurë, shpëtuam nga kriza pasi nuk do kishim bukë.

“Kontratat e grurit, kur filloi lufta në Ukrainë, mes importuesve të grurit në Shqipëri nga Serbia, gjë që e kanë bërë historikisht, jo për shkak të Ballkanit të Hapur, dhe që nuk u bllokuan, siç do ishin bllokuar, nëse nuk do të ishim në Ballkanin e Hapur. Pak gjë kjo, apo mos duhet ndonjë imagjinatë e jashtëzakonshme për të menduar nëse ne nuk do e merrnim atë sasi gruri të kontraktuar. Me çfarë do i ushqenim njerëzit nëse nuk do kishte bukë, me retorikën e konfliktit? Vazhdojmë me energjinë, ne sot jemi në një, jo vetëm ne në botë, ne jemi shumë më vunerabël se shumë të tjerë,” tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.